Rruga Shkup-Bllacë, Osmani: Faza e parë, pranverën e ardhëshme
Faza e parë për ndërtimin e rrugës kufitare Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 1.9 km pritet të fillojë në pranverën e vitit të ardhëshëm...

Faza e parë për ndërtimin e rrugës kufitare Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 1.9 km pritet të fillojë në pranverën e vitit të ardhëshëm, njofton zv/kryeministri Bujar Osmani.
Në fazën e dytë të ndërtimit sipas projektit bazë, në rrugën prej 12.4 km, parashihen të ndërtohen 4 tunele dhe 9 ura.
Faza e dytë do të ndërtohet me mjete të siguruara nga fondi Evropian për Ballkanin Perendimor .
“Pjesën e kofinansimit pjesën 1.9 km dmth nga pika kufitare e këndej do të ndërtohet nga buxheti I ndërmarjes për rrugë shtetërore . Obliguam ndërmarjen që në kshillin e parë drejtues javën e ardhshme të ndërtojë planin e prokurimeve publike dhe deri në nëntor, të hapë tenderin për ndërtim dhe mbikqyrje të pjesës 1.9 km, nga pika kufitare e këndej . Pjesa tjetër do të ndërtohet me mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim me cka do të sigurojmë edhe grand prej 20% nga vlera e përgjithshme e kësaj autostrade . Projeksionet jane mbi 100 milion euro”, u shpreh zv/kryminsitri për cështje evropiane Bujar Osmani.
Autostrada Shkup-Bllacë, është pjesa e rrugës që vendi ynë duhet ta përfundojë për të krijuar lidhjen me autostradën nga Hani i Elezit në Prishtinë.
Autostrada në pjesën e Kosovës është pranë përfundimit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, inspektoi këtë të enjte punimet për të kërkuar garanci nga kompania kontraktuese se autostrada Arbër Xhaferi do të jetë gati sipas parashikimeve deri në fund të vitit.
REJHANE BUSHI-METAJ
