Maqedoni

Grant për “këshillin rinor”, përfshirje e rinisë në krijimin e politikave

06.09.2018 16:01

Të rinjtë tani e tutje do mund të jenë pjesmarës në monitorimin e politikave shtetërore dhe do të japin kontributin e tyre në atë që do të thotë politikë rinore...

Për këtë qëllim, Këshillit rinor iu nda grant prej 10 mij euro për realizimin e projektit Vikipedia për të rinjtë . mjetet financiare janë siguruar nga Qeveria, Agjensioni nacional për politika arsimore dhe këshilli nacional rinor i vendit.

“Çdoherë kur i sjellim vendimet, mbajmë llogari për efektet që do të kenë tek të rinjtë. Kjo sepse duam të kemi jetë dhe shoqëri më të mirë. Shpesh herë , ndodh që të rinjtë të përjashtohen nga krijimi i politikave, tani është koha që kjo të rregullohet”, u shpreh udhëheqësi i zyrës për cështje politike të BE-së, Llukash Holub.

“Në fund të ditës kush tjetër do mundet më mirë të monitorojë punën nëse jo vetë të rinjët dhe më vjen mirë për faktin se, jo vetëm që do të monitorojmë por edhe do bëjmë edhe analizë të politikave dhe krahasim me vendet tjera dhe do ketë kapacitete edhe për krijimin e politikave të reja”, theksoi kryetari i këshillit nacional rinor Bllazhe Maleski.

“Besoj se përmes këtij projekti të rinjtë do kenë mundësi ti realizojnë aftësitë e tyre hulumtuese dhe ta mbindërtojnë diturinë e tyre”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Projekti “ Youth Uiki” është pjesë e programit “Erasmus plus” dhe përbëhet nga 9 kapituj për hulumtim, krijim dhe zhvillim të politikave rinore duke u bazuar në të dhënat faktike të mbledhura nga më shumë institucione të BE së.

FLUTURA LATIFI