Maqedoni

Autostrada Kërçovë- Ohër: Dy aneks marrëveshje të reja me “Sinohydro” -n

06.09.2018 16:23

Qeveria ka gati projekt ligjin për dy aneks marrëveshje të reja për autostradën Kërcovë Ohër, përmes të cilave mundësohet debllokimi i 205 milion eurove nga financat e siguruara më herët për këtë projekt...

Aneks marrëveshjet mundësojnë intensifikimin e punëve në terren por edhe pagesën e kompanive vendase që janë të angazhuar si nënkrontraktues, e të borxheve që tashmë kanë arritur në dhjetra million euro.

Projektimi i tunelit është problem kryesor në projekin e vjetër por do të duhet të ndërtohen ura të reja, bashkë me 9 unaza dhe rrugë lokale që duhet të lidhin fshatrat me autostradën.

Ende nuk ka një shifër të qartë së sa do të kushtojë ky projekt. Ky informacion do të bëhet I ditur më 10 tetor kur duhet të nënshkruhet edhe një aneks marëveshje të tretë me të cilën do të definohen cmimet e ndërtimeve plotësuese.

“Ne kemi të evidentuara cmimet që kompanitë tona I kanë paguar firmës Sinhydro , si dhe të dhënat që firmat e nëkontraktuara nga firma kineze ka paguar për firmat e tjera vendase të nënkontraktuara. Mesatarisht ka një ndryshim prej 56%. Me ndryshimet arritëm ti zvogëlojë këto dalllime në cmim për 10%”, u shpreh zv/kryeminsitri për cështje ekonomike Koco Angjushev.

“Me këto dy anekse përfundojmë dy punë , vazhdojmë ndërtimin e segmenteve ku punët janë ndërprerë ndërsa tjetra është që të mund të kryhen pagesat nga” sinohydro”, drejt kompanive vendase nënkontraktuese”, theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski.

Autostrada Kërcovë Ohër filloi të ndërtohej në 2014, për një shumë të planifikuar prej 400 milion eurosh.

Projekti u ndërpre për shkak të hetimeve për keqpërdorime, por qeveria vendosi vazhdimin e tij, sipas marrëveshjes paraprake me firmën kineze, pasi “Sinohydro” paralajmëroi ankesa në rast të ndërprerjes së kontratës fillestare dhe analizat treguan se dëmshpërblimet në këtë rast, do të kishin implikime të papërballueshme financiare e do të rrezikonin ndërtimin e autostradës.

Sinohydro ka hequr dorë nga ankesat, me kusht që pala maqedonase të ulë ndjeshëm ndryshimet në cmim me nënkontraktuesit , sipas rregullave të FIDIK.

GAZMEND KURTISHI