Stoltenberg: NATO është gati që të jeni anëtarja jonë e 30; Shekerinska: Të jemi partneri ku NATO mund të mbështetet
Edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, Maqedonia ka dhënë nj kontribut të jashtëzakonshëm në misionet e Aleancës....

Ky kontribut është vlerësuar lart nga sekretari gjeneral i NATO-s Stoltenberg, I cili thotë se angazhimi I ushtarëve të ARM-së përkrah shteteve më të forta të botës, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sjelljen e paqes në botë.
Stoltemberg thotë se NATO është gati të presë krahapur vendin tonë si anëtaren e 30 të saj. .
“NATO është e gatshme t’ju presë si anëtaren e 30-të të saj, me të drejta të barabarta. Të gjitha 29 anëtaret e NATO-së me 29 korrik njëzëri sollën vendim dhe u pajtuan që ju të jeni pjesë e NATO-s dhe t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj. Ne jemi të interesuar dhe të gatshëm për këtë rrugëtim tuajin, por ju mbetet juve që ta implementoni Marrëveshjen rreth emrit, që të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim”, u shpreh sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltemberg.
Ministrja e mbrojtjes, Shekerinska, ka falënderuar të gjitha 29 anëtaret e NATO-së për ndihmën e vazhdueshme ndaj Maqedonisë dhe apeloi që me 30 shtator edhe qytetarët ta japin kontributin e tyre, me qëllim që të finalizohet ky rrugëtim i gjatë.
“Ky është një partneritet mbi të cilën mund të mbështetemi, sepse kur na është dashur ndihmë, NATO ishte këtu për të na e ofruar atë. Tani edhe ne duhet të jemi partner mbi të cilën NATO do të mund të mbështetet. Më lejoni që të gjithë pjestarëve të ARM t’ju ndajë një mirnjohje të madhe, sepse gjatë kësaj kohe vazhdimishtë ka qenë lobuese e heshtur, por edhe një diplomat i dukshëm që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-së. Plotë 4000 pjestarë të ARM I kemi pasur në misione të NATO-së, kjo flet mjaftueshëm”, theksoi ministrja e punëve të brendshme Radmilla Shekerinska.
Gjatë vizitës në kazermën në Ilinden, pjestarët e njësive për intervenime të shpejta, kanë demostruar ushtrime që kanë qenë pjesë edhe gjatë stërvitjeve të përbashkëta me vendet anëtare të NATO-s.
FITIM KRYEZIU
