Maqedoni

Filipçe: Qendër klinike tërësisht e re, jo thjesht e renovuar

06.09.2018 17:05

Ministri i shëndetësisë Venko Filipce, ka risqaruar sot se përse u vendos që qendra klinike të dislokohet në një tjetër vend duke u pezulluar projekti fillestar...

Ministri i shëndetësisë Venko Filipce, ka risqaruar sot se përse u vendos që qendra klinike të dislokohet në një tjetër vend duke u pezulluar projekti fillestar që parashikonte ndërtimin e saj në spitalin aktual Nënë Tereza, përmes rinovimeve dhe zgjerimeve të kapaciteteve aktuale.

Sipas Filipces, riparimet në klinikat aktuale të spitalit janë një sfidë që nuk arsyeton harxhimet financiare dhe arsyeshmëri më të madhe ekonomike ka diperzimi I tërësishëm i vendit ku do të ndërtohet qendra e re klinike.

“Jemi të sigurtë se nuk do të mundemi të bëjmë riparimin, ashtu sic është menduar para disa viteve, jo vetëm për shkak të mungesës së kuadrit mjekësor dhe motrave medicinale, por edhe për shkak se infrastruktura tashmë është vjetëruar tepër. Në botë ka modele të reja të funksionimit të sistemit shëndetësor. Spitali shtetëror ka vite që ka nevojë për rinovime të thella, por nëse fillojmë renovime të tilla, nuk do të thotë se do të kemi një object që përmbush nevojat bashkëkohore, por vetëm se kemi zvogëluar përqindjen e kompikimeve”, theksoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Qendra e re klinike do të ndërtohet pasi të përkufizohen detajet e projektit, numrin e kreveteve, specialisteve, metodave të reja dhe në varësi të zgjedhjeve arkitekturore.

Spitali i ri i qytetit parashikohet të jetë në katër kate. Do të ketë 20 ambulanca, një seksion spitalor me kapacitet për 240 pacientë, tetë salla kirurgjikale, laboratorë, njësi radiologjike, tomografi kompjuterike, rezonancë magnetike dhe diagnostifikim.

SEDAT SELIMI