HEKURUDHA

Hekurudha, shfrytëzohen maksimalisht ditët falas

06.08.2014 15:32

Fundjavën që vjen të gjithë personat e rritur munden falas të shëtiten me tren . nesër falas mund të udhëtojnë të gjithë studentët.....

Fundjavën që vjen të gjithë personat e rritur munden falas të shëtiten me tren . nesër falas mund të udhëtojnë të gjithë studentët.

Vendimin qeveritar të miratuar muajin e kaluar, për lirim nga pagesa në transportin publik të kategorive të caktuara,  deri tani e kanë shfrytëzuar 1.000 persona të moshuar, 3.500 të rinj deri në 27 vjeç, 600 studentë dhe 1.000 persona të cilët kanë blerë biletë me lirim.

Zëdhënësi Aleksandar Gjorgjiev theksoi se Qeveria është e kënaqur nga përfshirja e personave të cilët e kanë shfrytëzuar mundësinë që falas ta shfrytëzojnë komunikacionin hekurudhor dhe theksoi se më së shumti të moshuar mbi 50 për qind kanë udhëtuar nga Shkupi, pastaj pasojnë Velesi, Prilepi dhe Manastiri.

Tek studentët dhe tek personat të cilët blejnë me lirim më së shumti kanë qenë nga Velesi, pastaj nga Prilepi, Manastiri dhe nga Shkupi.

Me vendimin qeveritar , çdo të tretën fundjavë të muajit, transporti hekurudhor është  falas për të gjithë personat e moshuar,  gjegjësisht për gra mbi 62 vjeç dhe për burra mbi 64 vjeç dhe çdo të dytën fundjavë në muaj, për të rinjtë deri në moshën 27-vjeçare.

Çdo të shtunë ka transport hekurudhor falas për të gjithë studentët në vend, ndërsa në pajtim të vendimit të fundit është mundësuar lirim prej 50 për qind të biletave hekurudhore për të gjithë studentët dhe për të gjithë nxënësit.