Dhuna në kuvend: Deputetët e sulmuar vazhdojnë dëshmitë
Ka vazhduar gjykimi për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin Republikan, me dëshmitë e deputetëve të pranishëm...

Ka vazhduar gjykimi për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin Republikan, me dëshmitë e deputetëve të pranishëm në pres qendrë në momentin kur turma hyri brenda saj dhe i sulmoi.
Deputeti I LSDM-së , Muhamed Zeqiri, në dëshminë e tij tha se ka dëgjuar sulmuesit ta kërkojnë me emër dhe për dy orë është mbyllur në kabinën e përkthimit në galerinë e sallës së konferencave, bashkë me 4 deputetë të tjerë.
Ai pohoi se sulmuesit kanë tentuar dy herë të futen brenda kabinës por më pas pasi u është thënë e dera është e mbyllur , janë larguar . Sipas Zeqirit, cak i suluesve ishte kreu i LSDM-së Zaev.
Zeqiri ka pohuar se ka parë një person me pistoletë si dhe njerëz me maska që nxisnin turmën. Në pres qendër sipas tij ishin të pranishëm edhe Vllatko Gjorçev dhe Nikolla Todorov, por Todorov është shtyrë jashtë nga turma e cila u qetësua vetëm kur sigurimi qëlloi me armë.
Policia më pas e ka dërguar në një zyrë bashkë me deputetët e tjerë, ku është vizituar nga kolegu i VMRO-së Gjorcev, i cili sipas Zeqirit, ka kërkuar nga ai dhe nga Talat Xhaferi të ndikojnë për kthimin prapa të turmës së njerëzve që sipas Gjorcevit ishin nisur nga Bit Pazari drejt Kuvendit.
Në seancën e radhës për dhunën në Kuvend pritet të dëshmojnë kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski si dhe Nikolla Todorov dhe Vesel Memedi.
