Botë

Në Shkodër janë arrestuar kriminelë të rrezikshëm, janë konfiskuar automjete të blinduara, para, armatim

06.09.2018 19:07

Policia shqiptare sot kumtoi hollësi nga aksioni i madh për zbulimin e grupeve kriminale në Shkodër...

Policia shqiptare sot kumtoi hollësi nga aksioni i madh për zbulimin e grupeve kriminale në Shkodër, të cilat janë të lidhura me një sërë veprash penale, të cilat ndodhën në këtë qytet gjatë disa muajve të fundit.
 
Në aksionin e quajtur "Fuqi e ligjit", krahas policisë nga komisariati rajonal i Shkodrës, ishin të kyçur edhe pjesëtarë të njësisë për intervenim të shpejtë dhe njësia speciale policore "Renea". Në aksion ishin të kyçur edhe snajperistë, për shkak të vlerësimit se aksioni është me rerzik të lartë.
 
Sipas policisë, është kryer bastisje në 20 shtëpi dhe hapësira tregtare me ç'rast janë arrestuar katër persona, përderisa rreth një personi po gjurmohet. Të arrestuar janë Ilir Rrustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviq (ish-kampion boksi) të gjithë nga Shkodra, të gjithë që më parë të njohur për policinë, e të cilët konsiderohen si udhëheqës të bandave kriminale.
 
Janë konfiskuar gjashtë automjete të blinduara, 10.500 euro, dy pushkë automatike "kallashnikov", një pistoletë, rreth 800 plumba, një armë e ftoftë, tre automate të lojëra të fatit, kompjuterë, DVD, CD, USB, telefona celularë, sim kartela, si dhe jelekë mbrojtës.
 
Tani për tani, sipas mediumeve shqiptare, nuk ka informata nëse policia ka identifikuar ndonjërin nga kryesit e gjashtë "vrasjeve mafioze", zhdukjen e dy personave, dajë e nip, si dhe informata për personat të cilët kanë kryer reket.
 
Mediumet  theksojnë se në Shkodër veprojnë së paku 20 banda kriminale./mia