Botë
Në vërshimet në Korenë Veriore të paktën 76 të vdekur dhe 75 të zhdukur
06.09.2018 20:03
Të paktën 76 persona e kanë humbur jetën, ndërsa pothuaj aq llogariten të zhdukur...

Të paktën 76 persona e kanë humbur jetën, ndërsa pothuaj aq llogariten të zhdukur, si rezultat të vërshimeve të mëdha që e kanë goditur Korenë Veriore. Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë, kumtuan Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq de Gjysmëhëna e Kuqe.
Vullnetarë nga kryqi i Kuq kombëtar marrin pjesë në operacionet e shpëtimit në pjesën veriore dhe jugore të provincës Hvanheo, ku bie shi prej 28 gushtit.
Në deklaratën e Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe shtohet se mes 75 personave të cilët llogariten të zhdukur, numër i madh janë fëmijë.
Në vërshimet janë shkatërruar më shumë se 800 objekte, duke përfshirë edhe shtëpi, klinika dhe shkolla, thuhet në kumtesë./mia
