Kumanovë: Java Kulturore shqiptare zgjat vetëm 1 natë
Në mungesë të mbështetësve financiar , manifestimi kulturor “ Java Kulturore Shqiptare “ në Kumanovë filloi dhe mbaroi mbrëmë duke e mbajtur vetëm një natë të vetme.....

Në mungesë të mbështetësve financiar , manifestimi kulturor “ Java Kulturore Shqiptare “ në Kumanovë filloi dhe mbaroi mbrëmë duke e mbajtur vetëm një natë të vetme.
Organizatorët e këtij institucioni thonë se sivjet nuk fituan mbështetje financiare as nga Komuna e Kumanovës e as nga Ministria e kulturës, andaj edhe vendosën që ky event kulturor sivjet në vend se një javë të mbahet vetëm një natë.
Përpos mungesës së financave problem ka paraqitur edhe sezoni i ngjeshur i këngëtarëve të estradës shqiptare duke pamundësuar pjesmarrjen e tyre në këtë manifestim kulturor, andaj po shqyrtohet mundësia që nga viti i ardhshëm “ Java kulturore shqiptare “ të mbahet gjatë muajit prill në kohën kur mërgimtarët tanë i kanë pushimet pranverore.
Mbrëmë në kuadër të këtij eventi kulturor para publikut kumanovar në sheshin e qytetit përpos këngëtarëve dhe grupeve muzikore nga Kumanova morën pjesë edhe këngëtar dhe grupe nga Shkupi dhe vise tjera. (Nexhati Aqifi, TVM2)
