Maqedoni

Vazhdon gjykimi për lëndën "Tortura"

07.09.2018 12:22

Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën "Tortura" të Prokurorisë Publike Speciale...

Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën "Tortura" të Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i "Alfave" Ivica Antevski - Puki edhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë, për arrestimin e Lube Boshkoskit.

Në seancën paraprake i dëmtuari Boshkoski, gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, tha se i vjen keq që ka ndodhur ngjarje e tillë, dhe se dëshiron ta fshijë nga memoria e tij. Ai vlerësoi se arrestimi ka qenë revansh politik që ka dalë nga paraqitjet e tij publike pas braktisjes së VMRO-DPMNE-së dhe formimi i partisë "Të Bashkuar për Maqedoninë".

Boshkoski tha se do të kërkojë të akuzuarit penalisht të përgjigjen, ndërsa për kërkesën për dëmshpërblim do të tregojë gjatë procedurës.

Të gjithë të akuzuarit para gjykatës u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë.

Boshkoski në një deklaratë për media i pyetur sa dëm material do të kërkojë, tha se ai nuk gjendet aty për dëme material, por për dëmin që i është shkaktuar atij, familjes së tij dhe partisë së tij politike prej, siç tha procesit të montuar policor politik.