Botë

Tërmet i fuqishëm në Ekuador

07.09.2018 12:36

Tërmet me intensitet prej 6,3 ballësh sipas shkallës së Riterit sot është regjistruar në pjesën qendrore të Ekuadorit...

Tërmet me intensitet prej 6,3 ballësh sipas shkallës së Riterit sot është regjistruar në pjesën qendrore të Ekuadorit, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 94 kilometra në jug të qytetit Ambato në thellësi prej 112 kilometrash.

Tani për tani nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme të shkaktuara materiale./mia