Botë
Japoni: Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti
07.09.2018 13:02
Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi të enjten Japoninë, vazhdon të rritet...

Deri tani rezultojnë 16 të vdekur dhe 26 llogariten zyrtarisht si të zhdukur, teksa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuarit në ishullin Hokkaido.
Ekziston frika se të zhdukurit mund të kenë mbetur të varrosur nën rrënoja, pasi tërmeti shkaktoi rrëshqitje dherash duke shkatërruar shumë shtëpi që zunë brenda njerëzit.
Rreth 1.6 milion banorë në Hokkaido mbeten pa energji. Autoritetet thonë se mund të duhej të paktën një javë për të rivendosur linjat.
Moti i keq pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndaj zyrtarët janë duke i paralajmëruar njerëzit që të kujden dhe të përgatiten.
Tërmeti është katastrofa e dytë që goditi Japoninë këtë javë, pasi një tajfun vdekjeprurës goditi bregun perëndimor të vendit.
