Botë

Lufta në Siri, SHBA: Kemi dëshmi se po përgatiten armë kimike

07.09.2018 14:17

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se kanë shumë dëshmi që forcat qeveritare siriane po përgatiten të përdorin armë kimike në Idlib...

I dërguari i ri i SHBA në Siri, Jim Jeffrey tha se ka shumë dëshmi se janë duke u përgatitur armët kimike, megjithatë çdo sulm do të konsiderohet nga ne si një përshkallëzim i pamatur.

Por ai nuk dha më tepër detaje për dëshmitë, të cilave iu referohej . Qeveria siriane ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

Akuzat vijnë në kohën kur në Iran po zhvillohet një samit mes udhëheqësve të Rusisë dhe Iranit, të dy këto vende që mbështesin presidentin Bashar al-Assad dhe Turqisë, e cila nga ana tjetër mbështet disa prej fraksioneve rebele.

OKB ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare nëse ndodh një sulm dhe Turqia ka frikë për ardhjen e një fluksi të ri refugjatësh përgjatë kufirit të saj.