Rritja ekonomike, Tevdovski: Kemi kapacitet të arrijmë projektimin
Maqedonia ka kapacitet të arrijë rritjen e projektuar ekonomike prej 3.2 % vlerëson ministri i financave Dragan Tevdovski...

Sipas tij në kuartalin e fundit të vitit pritet që të ketë rrije në sektorin e ndërtimtarisë dhe realizim më të madh të projekteve kapitale, që do të siguronin rritje edhe më të madhe ekonomike.
“Edhe treguesit tanë makroekonomikë, të cilat i publikoi Enti Shtetëror i Statistikave, tregojnë se ekonomia shkon në drejtim pozitiv dhe kjo është më e rëndësishme. Për tremujorin e dytë rritja e PBV është 3.1% , kemi rritje të prodhimit industrial, investimet e huaja janë 325 milion euro, norma e papunësisë është zvogluar, kemi rrijte të rrogave, të ardhurat nga tatimet janë në përputhje me projeksionet tona. Vlersojmë se Maqedonia ka kapacitet të arrijë rritjen e projektuar prej 3.2%”, u shpreh ministri i financave Dragan Tevdovski.
Sipas guvernatores të Bankës Popullore , Anita Bezhoska, ekzistojnë rreziqe por gjithcka varet nga ajo që do të ndodhë në periudhën e ardhshme.
“Nuk mund të them se nuk ekzistojnë rreziqe, përshembull në 3 mujorin e parë, nëse shohim rritjen ekonomike kumulative prej 1.6 %, pritjet tona për gjysmën e parë të vitit janë për rritje rreth 3% . Megjithatë, nëse i shikoni të dhënat në mënyrë të strukturuar nga brenda, parashikimet tona janë të qarta se devijimi dhe dështimi janë përsëri të përqendruar në segmentin e investimeve dhe se është thelbësore për të ringjallur më tej ciklin e investimeve në ekonominë tone”, theksoi guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska Bezhovska.
Angelovska theksoi se këtë vit ka pasur një përshpejtim gradual të veprimtarisë së sistemit bankar, i cili është i dukshëm përmes rritjes së bazës së depozitave, por edhe nëpërmjet aktivitetit të kredisë.
Ajo pret që deri në fund të vitit të ketë një përshpejtim të aktivitetit kreditues.
REJHANE BUSHI-METAJ
