Ministri Izairi takon delegacionete Arabisë Saudite, Turqisë dhe B e H
Në këtë takim, u shqyrtuan idetë për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e mjedisit jetësor midis Arabisë Saudite dhe Republikës së Maqedonisë......

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, realizoi një takim pune me këshilltarin e mbretit të Arabisë Saudite për urbanizëm, planifikim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor dr. Abdulla Bohari, koordinatorin e IRCICA të Turqisë, prof. Xhingis Tomar, menaxherin kryesor të fondacionit All-Turat, Arabia Saudite, prof. Osamah M.H. All-Gohari, profesorin e universitetit të urbanizimit dhe arkitekturës të Sarajevës si dhe koordinatorin e IRCICA për Evropën, dr. Amir Pashiq.
Në këtë takim, u shqyrtuan idetë për një bashkëpunim të mundshëm në fushën e mjedisit jetësor midis Arabisë Saudite dhe Republikës së Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja nga projektet e deritanishme dhe ato të ardhshme nga fusha e mjedisit jetësor, me bindjen se do t’i intensifikojnë iniciativat për një bashkëpunim të frytshëm dhe të gjatë dhe realizimin e koordinimit cilësor në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
