Integrimi në NATO dhe BE, Osmani: Mundësi për investime e vende të reja pune; Afaristët: Biznesi kërkon siguri dhe tregje më të mëdha
Anëtarsimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, është një mundësi për shtimin e investimeve të huaja...

Antarësimi do të thotë siguri, e siguria sjell investime, vende të reja pune dhe paga më të larta sqaron zv kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
“Futja e Maqedonisë në NATO, do të thotë investime të reja, vende të reja të punës, paga më të larta, sistem i prodhimit i cili do të jetë i sigurtë dhe standarde të ambientit jetësor dhe të shfrytëzohet kjo mundësi historike që vendi ka para tij”, u shpreh zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
Afaristët pranojnë faktin se investuesit kërkojnë siguri. Sipas tyre, vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës, që i hapi rrugë fillimit të procesit eurointegrues, vërehet ndjeshëm shtimi i interesimit për të investuar. Një investim prej 30 milion eurosh pritet shumë shpejt në Tetovë.
“Me hapjen e kufijve dhe me hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, një është siguria e madhe që neve si biznesmen na afrohet dhe një treg i madh. Ne si kompani vetëm me nënshkrimin e marrëveshjes që bëri me Greqinë, dhe hapja e dyerve për BE neve na u afruan disa aksionarë investitorë të huajë dhe të vendit një investimi mbi 30 milionë euro që do të bëhet brenda pesë viteve dhe iku do të keë mbi 2000 mijë të punësuar”, theksoi afaristi Arben Abdurahmani.
“Karvani Evropian” do të vazhdojë edhe në qytete të tjera, për të informuar për procesin e negociatave, që do të ketë ndikim të pashmangshëm edhe në biznes si dhe në gjitha proceset tjera në vend
VISARI SADIKI
