Botë

Prishtinë: Pa marrëveshje takimi i grupeve parlamentare

07.09.2018 15:33

Kureshtja më e madhe rreth takimit të sotëm në Bruksel, lidhej me planet e presidentit Thaçi për kufijtë...

Opozita akuzon se nuk bëhet fjalë për korrigjim kufijsh por për shkëmbim territoresh me Serbinë, e pikërisht kjo është arsyeja e bllokadës që po i bën opozita në Parlament qeverisë kosovare dhe miratimit të ekipit negociator.

Edhe takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e grupeve parlamentare, përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Partitë në pushtet këmbëngulin që parlamenti të miratojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë të propozuar nga ekzekutivi, opozita kërkon miratimin e një rezolute, e cila ta detyrojë Thaçin të mos diskutojë për shkëmbim territoresh e korrigjim kufiri me Serbinë.

Asnjëra palë nuk lëviz nga pozicioni i saj dhe secila ka bojkotuar nismat e tjetrës në Kuvend, duke bërë që për mungesë kuorumi, të dështojnë të dyja seancat e jashtëzakonshme.