Shtabi i krizës kundër referendumit, Baçev: Fillojmë betejën për Maqedoninë
I vetëquajturi “Shtabi i krizës kundër referendumit”, po bëhet gati për fillimin e fushatës “Maqedonia bojkoton“...

Sipas tyre, në këtë fushatë do të kenë përpkrahjen e 64 subjekteve, duke përfshirë parti politike,shoqata nga vendi dhe diaspora, si dhe organizata patriotike Maqedonase.
“Një gjë duhet të jetë e qartë, kjo nuk është betejë individuale, kjo është betejë e liderëve. Kjo nuk është betej e përfaqësuevse të më shumë se 70 organizatave qytetare, kjo nuk është betejë e Janko Baçevit. Kjo është beteja për Maqedoninë, të gjithë ne jemi të parëndësishëm . Në këtë rast kjo është beteja për Maqedoninë dhe ne duhet ta fitojmë”, theksoi kryetari i partisë “Maqedonia e vetme” Janko Baçev.
Nga i ashtuquajturi “Shtab i krizës”, ankohen për presion por thonë se edhe përkundër kësaj, nuk do ta ndalin fushatën e tyre.
GYLTENE SINANI
