Gjykimi për rastin “Tortura”: 36 “bomba”, do të dëgjohen pa praninë e opinionit
Ka vazhduar gjykimi në rastin “Tortura”, për arrestimin e Lube Boshkovskit...

Mbrojtja e të akuzuarve, kërkoi që në seancën e radhës të nxirren nga salla gazetarët , në momentet kur do të lëshohen si dëshmi 36 materiale të përgjuara për këtë rast.
Kjo pasi ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, u ankua se po publikohen edhe biseda private.
12 biseda të përgjuara u lëshuan në seancën e sotme, mes tyre edhe biseda e Mijallkovit me gazetarin Dragan Pavlovic Llatas, ku komentohet pikërisht mënyra se si gjatë arrestimit Boshkovski është poshtëruar.
Edhe në një tjetër visedë es dy vëllezërve Mijallkov, dëgjohet se si vëllai i ish shefit të SDK-së, është lumturuar më shumë për arrestimin e Boshkovskit sesa nga fitorja në zgjedhjet.
Seanca i ardhshme për rastin Tortura është caktuar për më 20 shtator.
