Gjykimi për 27 prillin: Japin dëshmi, Todorov, Memedi Zaev dhe Spasovski
Ish minsitri i shëndetësisë Nikolla Todorov tha në gjykatë se më 27 prill në Kuvend ka shpëtuar jetën e liderit të ASh-së Ziadin Sela dhe Radmila Shqerinska...

Tha se Selën e ka ndihmuar duke e maskuar atë si policë, ndërsa Shqerinskën duke e veshur si mjeke me kapel dhe mantill të bardh dhe çantë. Todorov para se të organizoj shpëtimin e të dyve, ka pasur edhe tre tentime të dështume për të hyrë në press qendrën e Kuvendit, ku sulmoheshin deputetët, por nuk ka arritur të deportoj tek turma e protestuesve.
Deputeti Vesel Memedi tha se ka qenë prezent në seancën konstitutive më 27 prill në momentin kur ka hyrë turma e protestuesve.
Tha se ka qenë i hutuar dhe frikesuar kur ka parë protestues me fantomë në sallën e madhe të Kuvendit. Iu kujtua se i ka thënë Radmilla Sheqerinskës të heq takat, sepse nuk dihet se si vijojnë punët në Kuvend, ndërsa ka dëgjuar të tjerët si apelojnë deputetët të heqin kollaret.
Tha se edhe ai në një moment ka qenë cak i turmës, por ka shpetuar fal sigurimit i cili e kanë derguar ne ambulancën e Kuvendit.
Ai vlerësoi njëherit se 27 prilli është skenar qëllëmisht I montuar I cili lidhet me momentin e recitimit të himnës shqiptare dhe kërkesat e deputetëve të VMRO-së për qetesi në sall me qellim te degjohet himni mirë jashte.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska në disa raste paralajmëroi të akuzuarin Bors Damovskin se do ta përjashtoj nga salla e gjykimit nëse vazhdon me të qeshurit ironik përderisa japin dëshmi dëshmtiarët e ftuar.
Për dhunën në Kuvend më herët dhanë dëshmi Muhamed Zeqiri,Petre Shillegov, Dajan Mançevski,Frosina Remenski, Pavlle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.
Në bankën e të akuzuarëve janë ulur gjithësej 33 persona, prej të cilave 31 akuzohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit Penal, ndërsa dy për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale. Në gjykat duhet dhënë dëshmi edhe Zoran Zaev dhe Oliver Spasovski.
REXHEP QAMILI
