Dialogu Prishtinë- Beograd: S’ka takim Thaçi-Vuçiç, Mogherini i pret veç e veç
Takimi i shumëdiskutuar Thaçi-Vuçiç në Bruksel u kthye në dështimin e radhës, pas refuzimit të presidentit serb për t’u përballur me homologun kosovar...

Pyetjet që shtrohen tani janë nëse bisedimet do të zhvillohen në një moment tjetër dhe nëse Prishtina do t’ia bllokojë kreut të shtetit serb vizitën e planifikuar në Kosovë. Thaçi dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me Mogherinin.
Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se “Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shtuar Thaci.
Por drejtori i Zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç, tha se arsyeja e dështimit të takimit, janë “mashtrimet, kërcënimet dhe gënjeshtrat e shqiptarëve”
Zyrtari serb theksoi se është e papranueshme, që Thaçi shton në bisedime kërkesa për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, në një kohë kur në dialog diskutohet vetëm shteti i Kosovës.
