52 banorë nga Reka e Epërme vizitojnë shtëpinë e alfabetit
52 pjesmarrës në manifestimin “Takimet e Rekës së Epërme”, kanë qëndruar sot në stëpinë e alfabetit në Manastir për të përkujtuar në mënyrë simbolike delegatët pjesmarrës në kongresin e 1908........

52 pjesmarrës në manifestimin “Takimet e Rekës së Epërme”, kanë qëndruar sot në stëpinë e alfabetit në Manastir për të përkujtuar në mënyrë simbolike delegatët pjesmarrës në kongresin e 1908. Vizita në muze u bë për të nderuar hoxhë Faik Vildan Dibrën , njërin nga pjesmarrëst në Kongresin e Shkronjave.
“Faik Vildan Dibra ka qenë i ftuar i Sait Najdenit dhe hoxhë Vokës së Dibrës për të përfaqësuar klubin Bashkimi të Stambollit në Kongresin e Manastirit në 1908. Qëllimi i tyre ka qenë që ti bindnin përfaqësuesit e Rekës të përkrahin alfabetit latin e jo atë , se përndryshe Dibra do ngelej pa delegatë në Manastir.
Organizatorët e manifestimit “Takimet e Rekës së Epërme”, Muzeut të Alfabetit i dhuruan një skulpturë të përgatitur nga profesori Xhelil Rufati, librin e përmbledhur nga simpoziumi kushtuar Rekës së Epërme dhe një libër nga Enis Jakupi "Reka vendi im - një tjetër këndvështrim" të gjitha këto dhurata në shenjë falënderimi nga takimet e Rekës së Epërme.
Kjo do të jetë një shenjë se edhe ne kemi qenë pjesë e Kongresit të Manastirit thanë ata. (Memedali Jusufi, TVM2)
