Kurts: Duam referendum me epilog pozitiv; Zaev: Dy palët, do zbatojmë marrëveshjen ; Ahmeti: Referendumi, proces mjaftë strategjik; Janushev: Është referendum për Maqedoninë e Veriut
Austria si mike dhe nikoqire e shumë takimeve për arritjen e Marrëveshjes me Greqëinë fton subjektet politike dhe qytetarët e vendit që të njohin Marrëveshjen me Greqinë...

Austria si mike dhe nikoqire e shumë takimeve për arritjen e Marrëveshjes me Greqëinë fton subjektet politike dhe qytetarët e vendit që të njohin Marrëveshjen me Greqinë dhe të hapin rrugën euroatlantike të vendit duke iu përgjigjur pozitivisht pyetjes në referendum.
Kancelari austriak Sebastian Kurts, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup, tha se Unioni do të jetë i kompletuar vetëm atëherë kur i gjithë Ballkani do të integrohet në Bshkimin Europian.
Sipas tij, zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë është shans i madh për zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë, i cili duhet të shfrytëzohet.
“Së pari dua të përshëndes kompromisin e arritur mes palëve në kontest, dhe do të dëshiroja t’i ftoja të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e referendumit , dhe pro zgjidhjes së kontestit. Megjithatë është përcaktim i çdo votuesi të vendosë për ardhmërinë e tij. Nuk është detyra ime që të marr vendime për dike tjetër, por si mik i Maqedonisë mendoj që është mire nëse pjesëmarrja në referendum është e madhe , dhe me epilog pozitiv”, u shpreh kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurts.
Vizita e kancelarit Kurts, lexohet si porosi e fuqishme dhe nxitje për qytetarët që të dalin në referendum dhe të zgjedhin të ardhmen.
Kryeministri Zaev falenderoi homologun austriak për mbështetjen që shteti i tij i jep Maqedonisë për integrimin e vendit në BE dhe NATO. Zaev eshte i bindur referendum do të rezultojë I suksesshëm dhe palët do të kryejnë obligimet nga Marreveshja brenda afateve.
“Unë besoj se secili nga ne si dy shtete mike, do ta përfundojmë punën tonë, edhe pse tek ne në Maqedoni qytetarët e ndihmojnë procesin e përfundimit të punës përmes referendumit të sukseshgëm, tek i cili kemi shpresa dhe besim të plotë. Njëkohësisht i besoj edhe kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Koxijas, se edhe parlamenti grek do të votojë edhe atë menjëherë pas votimit të marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë”, theksoi kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Sipas kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, referendum nuk është vetëm një akt politik por ka rëndësi strategjike dhe Kurts është këtu për këtë qëllim.
“Z. Kurz ka ardhur për të mbështetur një proces mjaft të rëndësishëm që nuk është një proces politik por është një proces mjaftë strategjik që ka të bëjë me anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe në NATO“, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kurc takoi edhe liderin e opozitës maqedonase, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski të cilit ia përcolli të njëjtën porosi. Por, porosia hasi në vesh të shurdhër.
“Duhet të kuptojmë se ky nuk është referendum për Maqedoninë por referendum për Maqedoninë e Veriut. Kjo është ajo që duhet tua sqarojmë qytetarëve dhe dëshmojmë se kjo që po bën LSDM përmes fushatës, në fakt, në një mënyrë perfide, suptile përpiqet në fus te qytetarët diçka që nuk mund të kalojë”, theksoi gjenrali i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev.
Vizita e kancelarit austriak ndodh një ditë pas pas vizitës së kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe një ditë para vizitës se kancelares gjermane Angela Merkel.
Të gjitha vizitat kanë të njejtin qëllim, të argumentojnë Marrëveshjen dhe Greqinë si zgjidhjen më tgë mirë dhe të ftojnë qytetarët që të dalin në referendum dhe të konfirmojnë vullnetin e tyre “Pro” Marrëveshjes dhe “Pro” integrimit në NATO dhe BE.
SHPËTIM NUREDINI
