Botë
Janë kryer sulme ajrore ndaj rajoneve të fshatrave në Idlib
07.09.2018 19:38
Mbi provincën siriane Idlib, që është nën kontrollin e kryengritësve, sot janë kryer sulme ajrore...

Mbi provincën siriane Idlib, që është nën kontrollin e kryengritësve, sot janë kryer sulme ajrore, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Sipas organizatës joqeveritare, sulmet ndaj rajoneve të fshatrave në pjesën veriore të provincës i kishte kryer aviacioni ushtarak rus.
Në Teheran sot duhet të mbahet takim i presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, të cilët do të bisedojnë për të ardhmen e Idlibit - bastioni i fundit i kryengritësve në Siri./mia
