Botë
Mali i Zi ndjek shembullin e Shqipërisë, merr 5 emigrantë nga anija “Diciotti”
08.09.2018 12:27
Nën shembullin e Shqipërisë, edhe Mali i Zi ka pranuar të marrë deri në 5 emigrantë nga anija italiane e shpëtimit “Diciotti”. Gatishmërinë e konfirmoi qeveria malazeze...

Ministri i Jashtëm italian Enco Moavero Milanezi e konsideroi vendimin e Podgoricës si shenjë solidariteti të vendit ballkanik me vlerat e Bashkimit Europian. Muajin e kaluar Shqipëria pranoi të marrë 20 nga rreth 150 refugjatët e anijes “Diciotti”, që u bllokua për disa ditë në brigjet e Siçilisë, për shkak të konfliktit mes Romës dhe Brukselit për çështjen e emigrantëve të jashtëligjshëm. Megjithatë, Brukseli tha se emigrantët nuk mund të detyrohen të shkojnë në një vend jashtë BE-së pa vullnetin e tyre.
