Maqedoni
Ndahet çmimi “ 8 shtatori” Taki Xhikov nderohet për “vepër jetësore”
08.09.2018 13:54
Profesori Taki Xhikov është fitues i cmimit shtetëror “8 shtatori”, për vepër jetësore për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e sportit....

Çmimi u nda nga Agjencia për rini dhe sport. Xhikov është fitues i vendit të 5 dhe të 7, në kampionatet europiane për të rinj në vitet 1975 dhe 1977, i vendit të tretë në kampionatin europian për të rinj në vitin 1979, vendin e 6 në lojrat olimpike në Moskë në 1980-ën, si dhe i një sërë cmimesh të tjera.
4 çmimet e tjera në këtë ditë, që ndahen për sportistë, trajnerë dhe punonjës të tjerë sportivë, u ndanë për trajnerin e mundjes Risto Takov, trajnierin në karate, Sasho Arsovski, trajnerin në hendboll Vladimir Radiq dhe ish basketbollistin e trajnerin Stefan Geshovski. Çmimi për vepër jetësore, do të thotë edhe pagesë mujore jetësore në lartësinë e një rroge mesatare, ndërsa 4 cmimet e tjera marin një kompensim në të holla në lartësinë e 10 rrogave mesatare.
