Analistët: Ruajtja e raporteve ndëretnike kërkon angazhim institucional
Mungesa e përkushtimit serioz dhe trajtimi jo adekuat i marëdhënieve ndëretnike është një nga faktorët kryesorë që ka radhitur Maqedoninë ndër vendet me paqe më të rrezikuar se të gjitha vendet e rajonit.......

Mungesa e përkushtimit serioz dhe trajtimi jo adekuat i marëdhënieve ndëretnike është një nga faktorët kryesorë që ka radhitur Maqedoninë ndër vendet me paqe më të rrezikuar se të gjitha vendet e rajonit.
Kështu e komenton analisti Albert Musliu raportin e Indeksit Global për Paqe për vitin 2014, publikuar nga Instituti i Ekonomisë dhe Paqes ku Maqedonia radhitet e 87-ta nga 162 vende të përfshira në hulumtim.
“Nje prej shkaqeve kryesore qe mund te ketë ndikim më të madh në atë indeks, janë marëdhëniet ndëretnike të cilat objektivisht janë shumë prezente ne opinion . Herë pas here dhe në mënyre konstante kemi incidente, kemi konflikte, kemi tensionime dhe ajo gjithsesi ndikon në indeksimin e Maqedonisë në atë rang. Pastaj nuk kemi ndonjë qasje sistematike programore, me këtë cështje duhet të merremi në mënyrë institucionale, me qëllim që shteti të ketë ndonjë strategji se si me këtë cështje të merren institucionet qoftë nëpërmjet kampanjave, qoftë nëpërmjet veprimeve. Ka shum elemente qe ndikojnë në paraqitjen e paknaqësisë e cila më pas krijon rritjen e nivelit të mos tolerancës dhe tensioneve. Të gjitha këto janë cështje me të cilat shteti duhet të merret në mënyrë institucionale , me qëllim që këto çështje të mbahen në kontroll . Kjo do të reflektonte edhe në indeksimin e kësaj çështje” - shprehet analisti Albert Mulsiu.
Sipas tij marëdheniet nderetnike dhe struktura etniko-konfencionale e Maqedonisë është e tillë që vendi ka nevojë të krijojë strategji të caktuar për ti mbajtur në nivel këto raporte dhe kjo më pas do të reflektohej edhe në përmirësimin e pozitës së Maqedonisë në indeksin global të paqes. (Naim Ramadani, TVM2)
