Maqedoni
Besa e Gashit, rikonfirmon mbështetjen “pro” referendumit
08.09.2018 14:42
Lëvizja BESA e drejtuar nga Afrim Gashi, në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, ka diskutuar edhe për referendumin që do të mbahet në fund të këtij muaji....

Duke vlerësuar se ky është moment historik për vendin, ngase suksesi i referendumit e hap perspektiven euro-atlantike të shtetit, Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA e ka rikonfirmuar mbështetjen e saj “”Për” referendumin.
Që të përfshihet në fushatë për suksesin e referendumit, Kryesia Qendrore ka formuar Shtab për Referendumin, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi. Për detajet e fushatës dhe format e mënyrat e organizimit opinioni do të njoftohet me kohë, thuhet në njoftimin e Besës së Gashit.
