Maqedoni

Referendumi, qytetarët të paqartë e të ndarë në mendime

08.09.2018 16:24

Qytetarët janë para vendimit të rëndësishëm, vendimit për integrimin euroatlantik të vendit me pranimin e marrëveshjes me Greqinë....

Qytetarët e anketuar nga TVM, ishin të ndarë në qëndrime se cfarë në fakt nënkuton marrëveshja me Greqinë. Për disa, rezultati pozitiv hap rrugën drejt ardhmërisë, hap perspektivën që 27 vjet ju mungo të rinjve që po largohen masovikisht. Për të tjerët, ndryshimi i emrit është humbje e identitetit të tyre.
 
"Të ardhmen e mendoj në Bashkimin Europian edhe atë shumë shpejt. Këto 20 vite ishin dëm për të rinjtë, sepse nuk ju ofrua perspektivë që të mbeten këtu,  t’ju hapen vende të punës, të kenë shkollim cilësor"...
 
"Maqedonia me këtë qeveri ka hyrë vetëm në një rrugë qorre. Kanë ndryshuar flamurin, e dhan Prokor Pçinskin, do e ndryshojnë emrin dhe ne atëherë  çfar do jemi?"...
 
"Nëse hyn në NATO dhe Bashkimin Europian, shoh të ardhme për Maqedoninë, nëse jo atëherë ne nuk do të jemi asgjë"... 
 
"Maqedonia duhet të jetë e njejtë kështu si është, të mos ndërrohet emri. Unë përsenalisht mendoj se Referendumi nuk do kalojë, ka numër të madh të popullatës prej më të rinjëve deri te më të moshuarit të cilët nuk janë të kënaqur me mënyrën e jetesës sepse ka shum varfëri", thanë qytetarët e anketuar nga TVM.
 
Këto qëndrime tregojnë se qytetarët nuk e kanë shumë të qartë se për cfarë më saktë duhet të votojnë më 30 shtator, cfarë përfitojnë e cfarë humbasin. Institucionet shtetërore kanë obligim dhe përgjegjësi t’i mundësojnë çdo qytetari që me 30 shtator ta marrë vendimin duke qenë paraprakisht i mirë informuar që më pas me përgjegjësi e pa mëdyshje, përmes votës ta shprehw vullnetin e tij të lirë.
 
Fushata infromuese mediatike që Kuvendi Republikan fillon prej të hënës, ka si qëllim pikërisht informimin e hollësishëm të qytetarëve se çfarë nënkupton pranimi i marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO. 
 
GYLTENE SINANI