Maqedoni

BDI gati për referendumin, tubimi i parë të hënën në Tetovë

08.09.2018 16:51

Shtabi Qëndror Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit mbajti mbledhje me 35 shefat e shtabeve komunale të BDI-së në deget respektive.

Shefi i shtabit qëndror, Atilla Rexhepi, konstatoi themelimin e shtabeve për referendum në të gjitha degët e BDI-së dhe u ndau vendime të zgjedhurve shefa të shtabeve komunale duke ju uruar punë të mbarë. 
 
Në këtë mbledhje u miratua edhe agjenda e takimeve të Kryetarit Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në teren nga ana e strukturave tona si dhe u shpërnda platforma politike për referendum e miratuar në Këshillin e Përgjithshëm të BDIsë.
 
Shtabi qëndror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin vlerësoi se më 30 shtator vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa tubimet me qytetarët do ti nis të hënën në Tetovë dhe do ti përfundojë në Shkup.