Rusia shton trupat në kufi me Ukrainën
Dyfishimi i trupave të dërguar vjen afërsisht një javë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian rritën sanksionet ekonomike për Rusinë, sepse sipas tyre ajo mbështet rebelët pro-rusë për të vazhduar luftën me forcat qeveritare në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut......

Rusia rriti numrin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, veprim ky i cili ngriti shqetësime për qeverinë e Kievit të cilët thonë se kjo mund të jetë një ndërhyrje e re nga ana e Putin, sepse veprimet zinxhir nga ana e Moskës i përngjajnë skenarit, që u bë për çështjen e Krimesë Sipas një zyrtari të NATO-s, Rusia tani ka rreth 20,000 trupa të stacionuara “në një zonë përgjatë kufirit me Ukrainën Lindore”.
Dyfishimi i trupave të dërguar vjen afërsisht një javë, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian rritën sanksionet ekonomike për Rusinë, sepse sipas tyre ajo mbështet rebelët pro-rusë për të vazhduar luftën me forcat qeveritare në rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut.
Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë po organizon javën e stërvitjeve intensive ushtarake, që përfshijnë trupat ajrore dhe forcat e saj të Mbrojtjes, të specializuara për hedhjen e raketave, rreth 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Ndërkohë, zyrtarët e Ukrainës thanë se ata po përgatiten për një “sulm masiv” në qytetin Donjeck. Sipas zhvillimeve të fundit, Ukraina po fiton sërish terren dhe ka arritur të rimarrë disa qytete, duke i zmbrapsur kështu forcat ruse. Moska duket se nuk e ka pritur mirë këtë lajm, ndaj dhe po vazhdon me tentativa të tjera për të rifituar kontrollin në bastionet e saj të dikurshme në Ukrainë, që sipas tyre do të krijojnë shtetin e ri “NovoRossiya”, ose quajtur ndryshe “Rusia e re”. (Merita Gashi, TVM2)
