Botë
Vuçiq në Kosovë: Të ruajmë paqen afatgjatë për dy popujt tanë
08.09.2018 17:40
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Ujmani, prej nga filloi vizitën e tij dyditore në Kosovë....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Ujmani, prej nga filloi vizitën e tij dyditore në Kosovë, tha se këtu ka ardhur për vizitë, me idenë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet diçka e mirë për shqiptarët dhe serbët. Por edhe pse angazhohet për miqësi të re me shqiptarët, ai gjatë gjithë kohës Kosovës ju referua si Kosova dhe Metohija. Të dielën është paraparë që Vuçiq të qëndrojë në MItrovicë.
"Ideja jonë është që të ruajmë paqen afatgjatë, të ndërtojmë ura e të përpiqemi që në të ardhmen të bëjmë dicka për të ndryshuar për mirë mardhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kam ardhur gjithashtu edhe të flas për investime sepse vetëm me ekonomi të zhvilluar, njerëzit e këtij rajoni do të flasin më shumë për ardhmërinë sesa për të kaluarën e zhutur në mosmarrveshje dhe luftra", tha Vuçiq.
