Maqedoni
Sulmet ndaj gazetarëve, SHGM: Erdhi fundi i politikës së mosndëshkimit
08.09.2018 18:07
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mbështet vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1....

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë mbështet vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me të cilën Matija Kanikov, sulmuesi i ekipit të gazetarëve të A1 On gjatë protestave të lëvizjes “Për Maqedoni të Përbashkët”, është dënuar me gjashtë muaj burg.
“Ky vendim, i pari me të cilin dënohet me burg një sulmues i gazetarëve tregon se po i jepet fund politikës së mosndëshkimit të sulmeve mbi gazetarëve. Ky vendim dërgon mesazh të fuqishëm se sistemi në të ardhmen nuk do të tolerojë dhunën kundër gazetarëve dhe se kushdo që sulmon gazetarë do të zbulohet dhe do të nxirret para drejtësisë”. Vendimi thonë nga SHGM, do të ndikojë pozitivisht edhe në ngritjen e sigurisë së gazetarëve, që paraqet parakusht themelor që ato të munden ta kryejnë në mënyrë të lirë dhe pa frikë profesionin e tyre, në interes të qytetarëve. Me këtë, sistemi tregon se i mbron të drejtat dhe liritë themelore, siç është liria e të shprehurit.
E inkurajojmë Prokurorinë Publike t’i përshpejtojë hetimet për të gjitha sulmet mbi gazetarët me qëllim që të sillen dhunuesit para drejtësisë, thuhet në reagimine SHGM-së.
