Botë

Gjyqi masiv në Egjipt, 75 dënime kapitale, 47 të përjetshme

08.09.2018 18:31

Egjipti ka tashmë verdiktin e një gjyqi nga më masivët e ndodhur ndonjëherë....

Në fund të seancës që kishte mbi 700 të pandehur, gjykata dha  75 dënime kapitale dhe 47 të tjera me burgim të përjetshëm, përfshi këtu edhe ish-udhëheqësit islamik.
 
Ata akuzohen për trazirat e shkaktuara gjatë protestës pro “Vëllazërisë Myslimane”, pas rrëzimit të ish-presidentit Mohammed Morsi në vitin 2013,  përfshi edhe kreun suprem të saj, Mohammed Badie.
 
Më herët këtë vit, Parlamenti egjiptian u dha oficerëve ushtarakë imunitet për goditjen vdekjeprurëse dhe krimet e kryera mes korrikut të vitit 2013 dhe janarit të 2016-s. Grupi i të drejtave të njeriut “Amnesti International” e cilësoi gjyqin si “jashtëzakonisht të padrejtë” dhe në shkelje të Kushtetutës së Egjiptit.