Maqedoni
Ende pa zgjidhje deponia e Tetovës
06.08.2014 17:22
Vazhdojnë kërkesat e Qytetarëve te Tetovës për dislokimin e deponisë së Qytetit...

Vazhdojnë kërkesat e Qytetarëve te Tetovës për dislokimin e deponisë së Qytetit. Qytetarët ankohen se era e keqe dhe tymi i zi i dendur që del nga djegja e plehrave rrezikon shëndetin e tyre dhe rëndon edhe më tej ndotjen e ajrit në këtë rajon. Tetovarët thonë se askush nuk I merr seriozisht ankesat e tyre që bëhen vite me radhë.
“Duhet të zhvendoset , ata duhet vet ta dijnë se ku duhet ta zhvendosin , duhet të kujdesen më shumë “.
“Normal që nuk është mirë edhe për shëndetin edhe për krejt, tani ka dal edhe një virus për femijët dhe mendoj se nga ajo vjen“.
“Nuk është hera e parë që bisedohet për deponinë e Qyetetit por nuk merret seriozisht , asnjëher ska pasur kontroll dhe as që do të ketë kontrollë ndonjëherë, askush nuk e mat ndotjen e ajrit në Tetovë “ ankohen qytetarët.
Autoritet theksojnë që çështja e deponisë do të ngelet peng edhe për një kohë si pasojë e mospërmbushjes së kritereve nga kompanitë aplikuese . Në mbledhjen e 5-të të Këshillit për zhvillim planor të Pollogut kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, deklaroi se raporti do të dorëzohet për shqyrtim të mëtutjeshëm në Qeveri.
“Sipas raportit që ka bërë komisioni , komisioni I sugjeron Qverisë dhe Ministrisë së Ambientit që të ndërpres procedurën e mëtejme të përzgjdhjes së kompanive për sa u përket rajonit të Pollogut për arsye se sipas raportit të komisionit ka mangësi dhe problem të natyrave të ndryshme procedurale , prandaj dhe sugjeroj që Qeveria të vazhdoj më tutje dhe normalisht të sjell vendimin e duhur lidhur me këtë çështje” thotë Arifi.
Edhe Ministri I Ambientit Jetësorë dhe palnifikimit Hapsinorë Nurhan Izairi theksoi se çështja në fjalë do të procesuohet më tutje në Qeveri.
“Ne si Ministri do të veprojmë në bazë të ligjit gjegjësisht do të pranojmë sugjerimin e komisionit I cili ka qenë enkas I formuar për këtë procedurë dhe do ta procesuojmë më tutje në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë’ deklaron Izairi.
Në mbledhjen e 5-të të Këshillit për zhvillim planor të Pollogut Kryetarët e Komunave dakorduan që në periudhën e ardhshme të mbahet një takim i ri i kryetarëve të komunave, ku do të diskutohet se në cilën mënyrë do të vazhdojë procedura për zgjidhjen e problemit me deponimin e mbeturinave në këtë rajon.
ZEJXHANE OSMANI
