Maqedoni

Festimet për Ditën e Pavarësisë, Zaev: Partiot, është ai që sheh drejt ardhmërisë

08.09.2018 20:58

Në atmosferë festive, para Qeverisë u mbajt sonte manifestimi qëndror për nder të Ditës së Pavarësisë....

Kryeministri Zaev e cilësoi momentin ku gjendet Maqedonia, si moment mbi interest politike e personale, si moment kur vendoset e ardhmja.
 
Zaev tha se kjo ditë e vecantë për Maqedoninë, përkujton vitin 1991 kur qytetarët sollën vendimin historik dhe votuan për Pavarësinë. Disa nga ne atëherë nuk kishin të drejtë vote por besonin për një jete më të mirë për të gjithë. Kaluam në moment të vështira me ëndrra ende të palotësuara. Ngecëm në konflikte politike e etnike, në varfëri me një ekonomi të pazhvilluar. Pra në 27 vitet e e kaluara, nuk arritëm përparimin që  ëndërruam, për jetë,  arsim e shëndetësi më të mirë. Është koha të jemi të guximshëm e të shohim drejt ardhmërisë, të shohim njëri tjetrin në sy e të themi, ne  mundemi. Unë tani ju shoh në sy e ju them, ne mundemi, por vetëm nëse mbahemi bashkë dhe kapim shancin, për të cilin e gjithë bota na thotë se është historik, them se mundemi sepse besoj në këtë gjeneratë. Më të moshuarit ditën të marin vendime të rëndësishme në moment kyce. Edhe të rinjtë pas tre javësh do të dinë të kycen në vendimin historik që është para nesh e që do të vendosin për ardhmërinë e tyre. Bëhuni të zëshëm, merrni fatin tuaj në dorë, sepse ju vendosni për ardhmërinë tuaj, nëse do mbesim vetëm, të izoluar e pa ndihmë apo do shkojmë në familjen europiane në BE e NATO, kjo është ajo që vendosim , para apo pas, e ardhme apo izolim,  tha Zaev duke ftuar të rinjtë dhe të gjitë qytetarët,  të zgjedhim bashkarisht familjen europiane. Zaev potencoi se brenda kësaj familjeje,  jemi të mbrojtur e kemi aleatë me të cilët do të hapërojmë bashkarisht drejt të ardhmes më të ndritur. Ju keni privilegjin ta ndryshoni Maqedoninë për mirë, një herë në 30 vjet keni shancin të merni fatin e RM-së në duart tuaj dhe të jepni votën drejt ardhmërisë së sigurtë.
 
Çdo votë është e rëndësishme potencoi Zaev duke falenderuar njëkohësisht  shqiptarët dhe  të gjithë qytetarët e etniteteve të tjera, që në këto moment i japin mbështetje të fuqishme bashkëqytetarëve të tyre maqedonas.Kjo mbështetje tha Zaev, për të mbrojtur identitetin maqedonas, na inkurajon të luftojmë për një shoqëri të njëtë për të gjithë, për të ndërtuar urat e një shoqërie të përbashkët. Ai përkujtoi se partiotë janë ata që marin aksione me vendime  të mëdha , dhe referendum për të është thirja dhe detyra partiotike, e njerëzve që respektojnë të shkuarën e vendit të tyre, por që e ka vizionin të drejtuar nga ardhmëria.