Maqedoni
Marrëveshja për emrin, Cipras: I hap Greqisë dyert në botë
09.09.2018 10:57
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka deklaruar se Marrëveshja për emrin e arritur në Prespë i ka hapur dyert Greqisë në botë....

Gjatë fjalimit në Selanik, Cipras deklaroi gjithashtu se raportet e mira me fqinjët do t’i mundësojnë Selanikut që të bëhet sërish kryeqytet i Ballkanit.
“Me këtë horizont të hapur, me vetëbesim dhe mirëkuptim, u afrohemi të gjithë fqinjëve tanë për bashkëpunim dhe komunikim. E bëjmë këtë në ekonomi dhe tregti, e bëjmë këtë në kulturë, e bëjmë këtë në marrëdhëniet tona ndërkombëtare. Një prototip i këtij pozicioni është marrëveshja që kemi bërë me fqinjët tanë verior, e cila e kthen vendin tonë në një faktor të zgjidhjeve dhe shtyllë të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, deklaroi kryeministri grek.
