Botë

Vuçiq në Banjë, qytetarët e Skenderajt vendosin barrikada në rrugë

09.09.2018 11:27

Një grup qytetarësh nga Skenderaj ka bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, për të mos lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që ta vizitojë....

Shoqatat e dala nga ish-strukturat e UÇK-së nga kjo komunë, ftuan qytetarët që t’i pamundësojnë Vuçiqit të shkojë në fshatin Banjë Qytetarët u vunw zjarrin barrikadave, për të pamundësuar që  Vuçiç të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar më parë falje për krimet e bëra nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit. 
 
“Kërko falje për krimet e bëra”, shkruhen në njërën pankartë të vendosur nga qytetarët në Skenderaj. Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, 128 vetëm nga kjo komunë dhe banorët vlerësojnë se kalimi I Vuciqit nga kjo rrugë është një provokim. Kryeministri Haradinaj, ka tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Vendimi për t’i revokuar lejen presidentit serb ka hyrë në fuqi menjëherë dhe Vuciq u detyrua të anulojë vizitën në Banjë.