Maqedoni
Shpallja e malit Sharr si “Park kombëtar”, Duraku: Zgjidhja ligjore, gati në 2019
09.09.2018 12:39
Me vite të tëra ka pasur iniciativa të shumta për shpalljen e malit Sharr si “Park kombëtar”, por të njejtat kanë dështuar në vazhdimësi....

Iniciativa e tillë u diskutua edhe në konferencën e organizuar nga BIRC- Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal. Pjesmarrësit ishin pro shpalljes “Park kombëtar” të kësaj zone, një iniciativë kjo që ka mbështetjen jo vetëm të autoriteteve qëndrore por edhe atyre lokale.
"Shpallja e parqeve kombëtare, është edhe një kusht i BE-së, që Maqedoni duhet të plotësojë, ku në nivel të shtetit, 12% duhet të ketë zona të shpallura si “parqe nacionale”… Faza e parë valorizimit është kryer për parkun nacional të Sharrit, dhe deri në fund të vitit 2019-të duhet të përgatitemi edhe formën ligjore.Deri në fund të vitit 2019-të duhet që Mali Sharr të shpallet park nacional", tha Sadulla Duraku, Ministër i ekologjisë.
"Ky debatë është në funksion të ngritjes së vetëdijes për shpallje të Malit Sharr park nacional..Brenda kësaj kohe ne kemi përgaditur disa produkte mediale, ku janë prodhuar 6 spote sensibilizues për këtë cështej ndërkohë që kemi realizuar një film dokumentar pikërisht për këtë temë", tha Bardhyl Zaimi, nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal.
Banorët e fshatrave që gravitojnë në Malin Sharr, kërkojnë më shumë sqarime dhe informata që do tu saktësonin se cfarë benefitesh apo detyrimesh kanë pas marrjes së vendimit përfundimtar.
VISAR SADIKI
