Maqedoni

Butel, mbaron faza e parë e bulevardit të ri

09.09.2018 14:30

Është lëshuar në përdorim edhe zyrtarisht pjesa e parë e sesionit të rindërtuar të bulevardit "Kristian Todorovski Karposh" në komunën e Butelit, në një gjatësi prej 1000 metrash....

Kryetari i Shkupit, Peter Shilegov, thotë se ky boulevard ëhtsë lidhja e vetme me pjesën qëndrore të Shkupit, të dhjetëra mijëra banorëve të Butelit, Radishanit, Lubancit e Lubotenit, por deri tani nuk ka pasur kapacitete për trafikun e shtuar në këtë zonë.
 
Bulevardi ofron 6 korsi, korsi të vecantë për bicikleta e këmbësorë, shtigje të gjelbërta , pra një zgjidhje moderne për trafikun. Faza e dytë e ndërtimit, do të përfundojë për 18 muaj, e do të lidhet me unazën e Shkupit. Investimi arrin në 125 milionë denarë dhe punët ndërtimore I kryen kompania Pelagonia nga Gostivari. Shilegov premton përfundimin e shpejtë të punimeve edhe në rrugët e tjera që po rindërtohen në kryeqendër.