Maqedoni

Referendumi, VMRO-DPMNE ende pa vendim për fushatën

09.09.2018 15:11

VMRO pritet që vendimin e saj ta sjellë këtë javë, me siguri të martën sipas njoftimeve jozyrtare nga brenda partisë....

Pritet të vërtetohet qëndrimi se VMRO do ti lërë qytetarët që vetë të vendosin nëse dhe si do të votojnë më 30 shtator, edhe pse ky qëndrim mund të ndryshojë pas takimit të së shtunës të kreut të VMRO-së Hristian Mickovski, me kancelaren gjermane Angela Merkel, megjithëse Mickovski nuk deshi të sqarojë se për cfarë kanë biseduar.
 
As në pres konferencën e fundit, VMRO nuk sqaroi qëndrimin e saj reth referendumit por u fokusua në marrëveshjen e Greqinë për të cilën thonë se fshin identitetin maqedonas.
 
"Me marrëveshjen me Greqinë, fshihet identiteti maqedonas.. Maqedonasit në dy anët e kufirit, mbeten dy popuj që nuk kanë lidhje mes tyre, që do të kenë dy histori e  dy kultura... Në Republikën e Maqedonisë,  Zaev do të ndërtojë një identitet të ri... Fushata për krijimin e një shteti artificial, bëhet sepse Zaev nuk mund t’ju përgjigjet këtyre pyetjeve, prandaj fokusohet në festime të dështuara për vlera europiane", tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
 
Gjithsesi, edhe pse pa vendim të qartë, VMRO do të vazhdojë të mbetet në terren në takime me qytetarët në kuadër të fushatës së VMRO-së ‘ Verë punuese” dhe periudha e fushatës për referendumin do të shfrytëzohet për të bindur qytetarët për dëmet që do të kenë nga marrëveshja me Greqinë dhe për poltikat e gabuara të ekzekutit Zaev.
 
Gjatë këtyre takimeve që VMRO paralajmroi se do ti vazhdojë edhe në periudhën që vjen, duhet të prezentohen edhe idetë dhe planet e opozitës për të ri fituar besimin e qytetarëve dhe për tu rikthyer në pushtet.

GYLTENE SINANI