Maqedoni
Karavani i BDI-së, “zëri yt” në Tearcë, Osmani: Dëgjojmë dhe informojmë çdo qytetar
09.09.2018 15:44
BDI vazhdon karvanin informues dhe llogaridhënës të punës së funksionarëve të saj, që mbahet me moton” Zëri yt”....

Funksionarët integristë u ndalën sot në Tearcë. Zv kryeministri Osmani, thotë se kjo fushatë që do të vazhdojë në të gjitha vendbanimet shqiptare, bëhet për të dëgjuar nga vetë qytetarët brengat dhe hallet e tyre dhe për të punuar bashkarisht për t’i zgjidhur. Gjithsesi sipas Osmanit, edhe kjo fushatë do të shfrytëzohet për të informuar qytetarët nga benefitet që do të kenë me antarësimin e tyre në NATO dhe BE.
"Këto iniciativa na zbresin atje ku duhet, atje nga ku edhe ne vijmë, t’i dëgjojmë hallet e përditshme të njerëzve dhe të zgjidhim kërkesat e tyre. BE-ja, siç thash edhe herën e kaluara nuk është vetëm politika të mëdha por është rregulla të përditshme, që nga hedhja e mbeturinave deri në funksionimin e administratës dhe ato pozicione që do negociojmë tani me B-në, do të mbesin për të ardhmen. Shfrytëzojmë këto takime për të biseduar për temën më të rëndësishme, që është referendumi. Edhe pse ky karavan nuk ka lidhje me referendumin dhe do vazhdojë edhe pas 30 shtatorit, madje deri në fund të mandatit, besoj edhe në mandatet e ardhshme, por këtë muaj do shfrytëzojmë që të bisedojmë edhe për këtë temën e NATO-S dhe BE –së dhe temën e nevojës për dalje në referendum. Mua më kënaqë ajo që kemi popullatë pjekur e cila nuk ka dilemë se ç’far vendimi do të merë por është kënaqësi ku bashkërisht i ndajmë këto momente pasi kemi pritur për vite me radhë që të afrohemi në derën e BE-së NATO-s", tha Osmani.
