Ekonomi

Huamarrjet qeveritare, Iseni: Borxhe të reja për të larë obligime të vjetra, mjetet të investohen në projekte kapitale

09.09.2018 16:14

Në Maqedoni viteve të fundit është bërë praktikë që shteti të realizojë huamarrje të reja për ti larë borxhet e vjetra....

Në Maqedoni viteve të fundit është bërë praktikë që shteti të realizojë huamarrje të reja për ti larë borxhet e vjetra, pohon Drilon Iseni drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Veriperendimore. 
 
"Për obligimet që rrjedhin nga qeveria e kaluar e ka obligim që të mer borxhe që të shpaguaj borxhet e vjetra mirpo për borxhet e reaj duhet të ngadalsoj këtë tempo", tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.
 
Me borxhet e reja norma e interesit është më e ulët krahasuar me vitet e kaluara dhe kjo vlerësohet si një element shumë pozitiv, thonë për TVM2 nga OEVPM. Sipas Isenit, përderisa borxhi publik mbetet  në kuadër të normave të pranuara ndërkombëtarisht, nuk egziston ndonjë rrezik potencial për ekonominë e vendit. Nga Oda ekonomike veriperëndimore, thonë që mjetet e marra nga huatë, duhet të destinohen në projekte kapitale.
 
"Për ne si ODË është më rëndësi  që mjetet e reja që huazohen të investohen në projektet kapitale mos të harxhohen për projekte joprofitabile për projekte të cilas nuk sjellin vlerë të shtuar në ekonomi. Duhet të planifikohen mirë investimet kapitale duhet të kenë kujdes se si shfrytëzohen këto mjete të zbatohet ligji në përpikëmëri mos të këtë shkelje, të eliminohet faktori njeri", tha Iseni.
 
Sipas Isenit është e domosdoshme që vendi të vazhdojë huamarrjen dhe t’i pastrojë obligimet e vjetra që I ka e që imponohen për zhvillimin e mëtej të ekonomisë së vendit.