Botë
Austri, shtyjnë trenin për ti shpëtuar këmbën
06.08.2014 18:27
Një qytetar për pak mbeti pa këmbë derisa dilte nga vagoni i trenit në një stacion në Austri...

Një qytetar për pak mbeti pa këmbë derisa dilte nga vagoni i trenit në një stacion në Austri.
Treni ndaloi në stacion, dyert u hapën dhe qytetarët po dilnin normalisht prej tij kur njërit prej tyre I rrëshqiti këmba në hapësirën mes vagonit dhe platformës.
Nga frika se mos treni nisej duke e marrë me vete, ai nuk ishte në gjendje të lëvizë por u kap më shumë nga paniku.
Qytetarët e tjerë që panë se cfarë ndodhi, nuk pritën të lajmërojnë drejtuesit e trenit por fillua menjëherë të shtyjnë vagonin për ti mundësuar bashkëqytetarit të tyre të shpëtojë këmbën.
Autoritetet e vlerësuan këtë ngjarje si tregues se sa pak përkushtim duhet për ti ndalë në ndihmë njerëzve të tjerë.
