Ekonomi
Qeveria: Antarësimi në BE, ndikim në ekonomi
09.09.2018 16:43
Qeveria e sheh si pozitive dhe shpresëdhënëse për të ardhmen, rritjen ekonomike prej 3.2%.....

Kjo rritje sipas qeverisë është si rezultat i stabilitetit politik. Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ekipin ekonomik informoi se gjatë 6 muajve të parë të vitit , është ulur norma e papunësisë për 21.1%, ka rritje të investimeve të huaja dhe të prodhimit industrial. I vetmi sektor që nuk shënon rritje është ndërtimtaria. Me anëtarsimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, qeveria është optimiste se ekonomia e vendit do të zhvillohet edhe më shumë.
“Është fakt që vendet e reja anëtare kanë rritje më të madhe ekonomike dhe më shpejt afrohen drejt standardeve evropiane të BE-së. Gjithashtu kanë klimë më të përshtatshme të biznesit dhe rritje më të madhe të produktivitetit të punës", tha Zoran Zaev, Kryeminisër i RM-së.
“Interesi edhe i investitorëve të huaj edhe atyre të vendit për të investuar është rritur, interesi për aktivitete industriale në mënyrë drastike është rritur, presim që suksesi i referendumit edhe më shumë ta risë”, tha Koço Angjushev, zv kryeministër.
I pyetur për reformat tatimore, Zaev tha se futja e tatimit progresiv të të ardhurave personale do tw zhvillohet pas referendumit.
"Debati për refomën tatimore, duhej të ndodhte gjatë verës. Por atëherë u nëshkrua marrëveshja me Greqinë. Debati për reforma tatimore besoj se do të vazhdoj pas referendumit. Unë jam majtist dhe vlerësoj se tatimimi i drejtë është i nevojshëm, se ata që kanë më shumë para, duhet të pagujnë më shumë tatime, kurse ata që kanë më pak, të pagujnë më pak”, tha Zaev.
Në lidhje me atë se a do të ketë ribalanc të buxhetit, nga qeveria njoftuan se në fillim të muajit tjetër do të bëhen analiza se a është i nevojshëm apo jo ribalanci i buxhetit.
ERSAN PAJAZITI
