Maqedoni
Anulohet vizita e Vuçiqit në Banjë, shqiptarët vunë barrikada në skënderaj
09.09.2018 17:57
Veteranët e UÇK-së bllokuan rrugën me barikada duke i pamundësuar kështu presidentit Serb Vuciq, të kalojë përmes Drenicës, në vazhdën e vizitë së tij në Kosovë..

Qytetarët e Skënderajt, kërkuan që Vuciq njëherë të kërkojë falje për krimet e bëra nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit. Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, 128 vetëm nga kjo komunë dhe banorët vlerësojnë se kalimi i Vuciqit nga kjo rrugë është një provokim.
Kryeministri Haradinaj, tërhoqi lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe Vuciq u detyrua të anulojë vizitën në Banjë. Nga Mitrovica që shënoi edhe fundit e vizitës së tij, Vuciq tha se nuk ka ardhur të ndryshojë kufijtë, por që të sigurojë serbët e Kosovës se do të bëjë cmos që ata të kenë një jetë më të mirë aty ku jetojnë.
"Nuk janë punë e mia mitet, ëndrrat apo përfytyrimet apo vizionet e çmendura të Kosovës pa shqiptarë apo çka është me e rëndë, Kosovës pa serbë.Nuk do të premtoj armë e municione edhe pse është e qartë se nuk do t'i lejojmë akujt të përdorë armë dhe municione kundër jush. Nuk dua të ndryshojë kufij, por të ndryshojë gjendjen tuaj në Kosovë që të jetoni më mirë, të keni më shumë të drejta për punë dhe jetë në përgjithësi”, tha Aleksandër Vuçiq, President i Sërbisë.
Pengimi I presidentit serb për të kaluar përmes venbanimeve shqiptare që më së shumti pësuan nga serbët gatë luftës, ka shkaktuar reagimin e BE-së. Zëdhënësja Maja Kocijançiq tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës, që revokuan lejen për vizitë në Banjë.
“Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin, që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e lirë. Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet në këtë moment", tha Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, thotë se e mirëkupton plotësisht dhimbjen ende të freskët të qytetarëve të Drenicës, por thotë se bllokimi i rrugëve nuk ndihmon në këtë momente kur dy vendet o bëjnë përpjekje bëjnë përpjekje për paqe dhe pajtim.
GYLTENE SINANI
