Botë

Rusi, protesta kundër reformës së pensioneve

09.09.2018 18:33

Në Rusi po zhvillohen protesta kundër rritjes së moshës së pensionit, pas një thirrjeje nga burgu, nga kreu i opozitës Alexei Navalny....

Nga viti 2019, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet nga 60 në 65 vjeç dhe për gratë nga 55 në 60. Kjo ka shkaktuar  zemërimi e punëtorëve  që dolën në  protesta në 80 qytete. Sindikatat thonë  se shumë prej njerëzve nuk do të jetojnë aq gjatë sa të arrijnë moshën e pensionit.
 
Navalny, lideri më i shquar i opozitës i Rusisë, planifikoi të zhvillonte një protestë në Moskë sot, por muajin e kaluar një gjykatë e dënoi me 30 ditë burg për shkelje të ligjeve mbi protestat. Ai ka mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër tij. Navalny nuk u lejuar të konkurronte kundër Vladimir Putinit për president në Mars. Protestat  përkojnë me zgjedhjet për 26 udhëheqës të 85 rajoneve të Rusisë, duke përfshirë edhe Moskën.