Botë

Australi, zbulohen dy shkëmbinj të mëdhenj me ar. Vlerësohen në miliona dollarë

10.09.2018 10:10

Minatorët në Australinë Perëndimore thonë se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë....

“Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”.
 
Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar. Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.
 
Shkëmbi i dytë është me peshë 63kg dhe me rreth 45 kg ar.
 
Minatorët në Australi nxjerrin zakonisht 2 gramë ar për 1 ton gur./Top Channel