Maqedoni
Referedumi, kuvendi fillon zyrtarisht fushatën
10.09.2018 10:34
Sot fillon edhe zyrtarisht fushata për referendumin e 30 shtatorit...

Nga sot, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, si udhëheqës i trupit koordinues për fushatën e referendumit, së bashku me deputetë të shumicës parlamentare do fillojnë fushastën informuese në të gjitha vendbanimet e vendit, për t’ua sqaruar qytetarëve përfitimet nga Marrëveshja me Greqinë dhe integrimit të vendit ne nato dhe BE.
Tashmë është e qartë se cilat parti përbëjnë koalicionin pro pyetjes së referendumit. Bashkimi Demokratik për Integrim, fillon fushatën nga Tetova. PDSH dhe Besa e Gashit, i janë bashkangjitur koalicionit “për” dhe fillojnë prej sot me aktivitetet zyrtare informuese për përfitimet që qytetarët do të kenë nga ky referendum, Besa e Kasamit dhe ASH, do të bëjnë fushata të veçanta, por gjithsesi pro integrimit në NATO dhe BE. Të gjitha partitë tashmë kanë formuar edhe shtabet zgjedhore dhe kanë zgjedhur kryetarët e shtabeve që do të koordinojnë aktivitetet me kreun e Kuvendit Talat Xhaferin.
Ende nuk dihet përcaktimi i VMRO-së, e cila pret fillimin zyrtar të fushatës për të dalë me qëndrim. Jozyrtarisht mësojmë se qëndrimi do të bëhet i ditur të martën. Për momentin një prej deputetëve të VMRO-së Antonio Milloshivski, është përcaktuar të mbështesë fushatën për “Bojokt” bashkë me të ashtuquajturin shtabin e krizës që do të zhvillojë fushatën “Maqedonia Bojkoton”.
